Federata Angleze e Futbollit ka vendosur për dënimin e dy lojtarëve, pas përplasjes që patën në ndeshjen e fundit ndërmjet skuadrave të tyre.
Pas lajmërimit se do të dënohen për veprimet e tyre, lojtari i Newcastle, Papiss Cisse e pranoi veprimin e ti, ndërsa Jonny Evans deklaroi se ai nuk e kishte bërë veprimin për të cilin akuzohej.
Evans do të mungoj në ndeshjen e ardhshme ndaj Arsenalit për Kupën FA, si dhe në ndeshjet ndaj Tottenham, Liverpool, Aston Villa, Manchester City, dhe Chelsea.
“Pappis Cisse dhe Jonny Evans do të suspendohen me shtatë ndeshje mos-lojë, respektivisht gjashtë ndeshje. Këto suspendime hyjnë menjëherë në fuqi,” shkruan në njoftimin e bërë në ueb faqen e Federatës Angleze të Futbollit.
“Suspendimet vinë pas ngjarjeve në ndeshjen e 4 Marsit 2015.
“Të dy lojtarët janë ndëshkuar pasi kanë shkelur rregullin E1[a], në përplasjen që patën ndërmjet tyre në minutën e 38-të të ndeshjes.
“Cisse ka pranuar se ka bërë veprimin për të cilin akuzohej dhe do të suspendohet për gjashtë ndeshje, që është një suspendim i zakonshëm për veprime të tilla, si dhe do të suspendohet me një ndeshje shtesë për një veprim të bërë më herët.
“Jonny Evans nuk ka pranuar se nuk e ka bërë veprimin për të cilin akuzohej, por pas mbledhjes së mbajtur nga Komisioni Rregullues i Pavarur, u vendos që lojtari në fjalë të suspendohet për gjashtë ndeshje.
“Incidenti nuk është vërejtur nga gjyqtari i ndeshjes por është vërejtur në videot e regjistruara.”
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët