Gazmend Demolli është fitues i garës “Brezovica 2022”.
Shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometra, anëtari i Prishtina Racing Team, me Radicall RS8 LM, e kaloi për kohën 04:08.199 minuta.
Pozita e dytë i takoi Valdet Kaçandollit me Suzuki Swift, po ashtu i Prishtina RT, i cili në cak arriti për 04:14.256 minuta, ndërsa në podiumin e fituesve u gjend edhe Lëndrim Dogani.
Anëtari i Prizrenit D&G u paraqit me Peugeot 106 dhe pati kohën 04:30.254 minuta.
Në konkurrencën ekipore, AK Ferizaj u rendit në pozitën e parë me 82.5 pikë, e dyta Prishtina RT me 75, ndërsa në pozitën e tretë u rendit AMTKK me 75 pikë. /arbresh.info/
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...