Sipas trajnerit Ernesto Valverde, talenti Ousmane Dembele pritet të rikthehet në gjendje plotësisht të mirë duke filluar nga java e ardhshme.
Reprezentuesi i Francës pësoi një tërheqje muskulore në muajin janar dhe është detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa muaj, transmeton portali arbresh.info.
Por, sulmuesi u detyrua të largohet sërish nga fusha për shkak të përsëritjes së lëndimit.

“Ai është në rregull”, ka thënë Valverde kur është pyetur rreth Dembeles. “Ai ka nisur seancat stërvitore. Shpresoj se mund të rikthehet në skuadër për javën e ardhshme”
20-vjeçari nuk do të jetë pjesë e gjysmëfinales së Barcelonës në Kupë të Mbretit ndaj Valencias të enjten, por mund të jetë i gatshëm për ndeshjen në La Liga më 17 shkurt ndaj Eibarit që zhvillohet vetëm tri ditë para ndeshjes ndaj Chelseas në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit