Familja e Del Pieros jeton në Los Angeles.
Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, dhe bashkëshortja e tij, Sonia Amoruso, raportohet se janë ndarë pas 19 vitesh martesë. Lajmi u publikua nga TgCom dhe revista Chi.
Familja e Del Pieros jeton në Los Angeles, por kur çifti kthehet në Itali ai qëndron në Milano ndërsa Sonia shkon në Torino.
Sipas medieve, futbollisti i famshëm dhe Sonia nuk kanë publikuar një fotografi së bashku për dy vitet e fundit dhe nuk marrë pjesë në ngjarje publike së bashku gjatë kësaj periudhe.
Raportohet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund për shkak të keqkuptimeve të shumta dhe dallimet midis tyre që nuk kanë qenë të lehta për tu zgjidhur. Ata u martuan në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...