Fanellat e reja të “Dardanëve” tashmë janë në treg.
Kompania zvicerane Fourteen ka vendosur në shitje edicionin special të fanellave të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Kombëtarja jonë shfrytëzoi fanellat me ngjyrë të zezë, jakë të kaltër e vija anash me ngjyrë të verdhë në ndeshjen historike kundër Anglisë në fillim të kësaj jave.
Tani, kompania e lartpërmendur ka vendosur në uebfaqen e tyre zyrtare këtë edicion të veçantë me një çmim nga 59 deri në 69 euro.
Vlen të përmendet gjithashtu se këto janë 20 për qind më lirë se fanellat për ndeshjet në shtëpi, ato si mysafirë apo fanellat e treta./arbresh.info/

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje