Debutim perfekt i Amir Rrahmanit te Dinamo e Zagrebit.
Qendër-mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i kthyer gjatë kësaj vere në skuadër, realizoi gol prej ndeshjes së parë me gjigandët kroatë. Dinamo fitoi 4:0 miqësoren e luajtur përballë FC Muras në Slloveni, aty ku skuadra nga Zagrebi po zhvillon fazën përgatitore. Rrahmani u aktivizua në minutën e 17-të të sfidës, ndërsa në të 66-ën shënoi rrjetën që vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.
Fernandes pas vetëm shtatë minutave lojë zhbllokoi shifrat për kroatët. Në të 18-ën Hodži? realizoi golin e dytë, ndërsa rezultati u trefishua pas autogolit të Puckos. Edhe pse ishte rrjeta e fundit, në një ndeshje që u mbyll virtualisht pas vetëm 22 minutave lojë, ky gol ka mjaft vlera për Rrahmanin. Në këtë mënyrë, 23-vjeçari tregoi se mund të luajë një rol të rëndësishëm te Dinamo e Zagrebit gjatë edicionit të ri.
Skuadra më e madhe kroate e bleu mbrojtësin gjatë verës së kaluar për 1,6 milionë euro nga RNK Split, për ta huazuar më pas te klubi i saj satelit, Lokomotiva e Zagrebit. Rrahmani ishte titullar i padiskutueshëm gjatë sezonit të kaluar, ku luajti 28 ndeshje me Lokomotivën, duke shënuar edhe një gol. Paraqitjet e tij mbresëlënëse, ku është përfshirë në disa raste në formacionin më të mirë të javës, i bindën drejtuesit e Dinamos ta rikthejnë mbrojtësin në ekip.

“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania