De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs

11:41 | 11 Shkurt 2026
D.H

Tottenham Hotspur ka shkarkuar trajnerin Thomas Frank pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Newcastle, një disfatë që u shoqërua me fishkëllima nga tifozët në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Skuadra nga veriu i Londrës ndodhet vetëm pesë pikë larg zonës së rënies nga kategoria, me edhe 13 ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, duke e bërë situatën alarmante për “Spurs”.

Situata pritet të vështirësohet edhe më shumë, pasi në ndeshjen e ardhshme Tottenham do të përballet me rivalin e përbetuar, Arsenalin, më 22 shkurt.

Emri i De Zerbit po qarkullon se mund të jetë pasardhësi i Frankut në stolin e Spurs.

Ndërkohë, Roberto De Zerbi është i lirë pas largimit nga Marseille dhe, sipas “talkSPORT”, ai kishte qenë në listën e Spurs edhe para se të emërohej Ange Postecoglou. Raportohet se italiani do të ishte i hapur për ta marrë drejtimin e ekipit.

Një tjetër emër i përfolur është edhe Mauricio Pochettino, aktualisht trajner i SHBA-së, i cili thuhet se do të ishte i gatshëm të rikthehej në Londër pas Kupës së Botës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale