Presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, raportohet se i është caktuar mbrojtje policore për shkak të tensioneve në rritje mes tij dhe një pjese të bazës së tifozëve të klubit.
Tensioni mes palëve nisi pas humbjes ndaj Milanit në Serie A, me “Ultrasit” e klubit që protestuan për çmimet e biletave në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe zbatimin e rreptë të masave të sigurisë për parulla dhe flamuj.
Sipas mediave italiane, tensionet u rritën edhe më shumë pas humbjes tjetër të pësuar ndaj Milanit, kësaj here në Ligën Kampionëve. Humbja 1:0 në ndeshjen e parë çerekfinale sigurisht që nuk do ta ketë ndihmuar disponimin rreth klubit.
Siç raporton “ANSA”, autoritetet napolitane kanë vendosur që De Laurentiis të mbrohet nga policia për shkak të tensionit me tifozët e Napolit.
Skuadra e Luciano Spallettit është vetëm disa javë larg nga ngritja e Scudettos së tyre të parë në më shumë se tre dekada dhe festa e tifozëve mund të kthehet edhe në protesta më të mëdha, ku nuk mund të përjashtohet as dalja e situatës nga kontrolli. /GE/
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...