AC Milan përmes web faqes zyrtare të saj e ka konfirmuar se Nigel de Jong është liruar nga kontrata e tij.
Mesfushori ka bërë vetëm pesë paraqitje në Serie A gjatw këtij sezoni, pavarësisht se ka qenë i rregullt nën urdhërat e Filippo Inzaghi sezonit të kaluar.
“AC Milan njofton se kontrata e De Jong me klubin është ndërprerë reciprokisht, falënderojmë holandezin për vendosmërinë e tij, përkushtimin dhe profesionalizmin me të cilin ai ka luajtur për klubin gjatë ditëve të tij me ngjyrat kuq e zi. Ne i dëshirojmë atij gjithë suksesin e mundshme dhe të gjitha të mirë në karrierën e tij”, thoshte një deklaratë në web faqen e klubit.
Mirëpo për holandezin është raportuar të jetë e interesuar skuadra amerikane LA Galaxy.
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...