Google ADS

De Gea falënderon kritikët: Më motivuat

10:00 | 23 Qershor 2016
Arbresh Info

Portieri i Spanjës, David de Gea ka falënderuar kritikët e tij për motivimin në performancën kundër Kroacisë në ndeshjen e tyre finale në grup të zhvilluar në Bordeaux.

De Gea ishte kritikuar për golin e pranuar në minutën e 87′ të ndeshjes nga Ivan Perisic, shkruan portali arbresh.info.

“Të vetmit që janë të mposhtur janë ata që kanë humbur shpresën”, shkroi ai në Twitter. “Faleminderit kritikëve, ju më motivuat mua për të vazhduar”.

Spanja do të luaj si fitues i Grupit E me Italinë në rundin e ardhshëm në Paris më 27 qershor./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale