De Gea e dëshiron kalimin te Reali

20:26 | 8 Qershor 2015
M. A.

Portieri i Manchester United, David De Gea po e dëshiron transferimin në skuadrën e Real Madridit në këtë merkato të verës.

“Goal.com” ka bërë me dije se portieri spanjoll i ka bërë me dije drejtuesve të Manchester United se dëshiron t’i bashkohet Realit, ani pse ka kontratë ende më Manchester United.

De Gea po shihet si zëvendësim afatgjatë për portierin Iker Casillas, i cili sezonin e fundit nuk ishte në formën më të mirë.

Në anën tjetër nëse De Gea shkon në Real Madrid, atëherë atë në “Old Trafford” do ta zëvendësojë Petr Cech nga Chelsea ose Hugo Lloris nga Tottenham Hotspur.

Shpërndaje në rrjete sociale