De Biasi: Pa këta djem, unë nuk do të isha asgjë

16:51 | 12 Tetor 2015
M. A.

Trajneri i Kombëtares, Gianni DeBiasi ka marrë titullin “Nderi i Kombit”, ndërkohë që ai ka lëshuar fjalët e para për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“Gjithmonë duhet të besosh në fuqinë e ëndrrave që të kthehen në realitet. Pa këta djem unë nuk do të mund të bëja asgjë. Falë bashkëpunimit që kam pasur me të gjithë drejtuesit, kam bërë të pamundurën për të nxjerrë më të mirën.

Jam shumë i lumtur që jeni i pari kryeministër (i drejtohet Ramës). Shpresoj që edhe në të ardhmen edhe brezat e tjerë të arrijnë që të kualifikohen në evente të tilla”, u shpreh De Biasi.

Shpërndaje në rrjete sociale