Gianni De Biasi mund të jetë “në luftë” me Jose Mourinhon për postin e trajnerit të Italisë.
“Do të shkojmë në Europian me emrin e ri të trajnerit”. Kjo është një pjesë e deklaratës së bërë nga Presidenti i Federatës Italianë të Futbollit, Carlo Tavecchio.
Ndër emrat e përfolur është edhe trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi. Ky i fundit u shpreh pak ditë më parë se ishte i gatshëm të merrte drejtimin e Italisë, por për momentin mendon për kuqezinjtë në finalet e Europianit.
Ndërkaq, në deklaratën e tij, Tavecchio ka folur edhe për Mourinhon, një emër i ri ky që flitet për stolin e Italisë.
“Janë në fazën e reflektimit, çdo ditë përmenden trajnerë të rinj. Është ende herët për të folur. Mourinho i lirë? Mendoj se kushton shumë për ne”,-ka thënë ai sipas gazetës italianë ‘La Repubblica Sport”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...