Mbrojtësi i Bayern Munich-ut, Alphonso Davies ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka refuzuar të shkëmbejë fanellën pas humbjes 8 – 2.
Davies dhe bashkëlojtarët dje eliminuan edhe Lyon-in me rezultat 3 – 0 dhe u kualifikua në finale, aty ku do përballet me PSG-në, transmeton portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Davies ka zbuluar se argjentinasi javën e kaluar ka refuzuar të shkëmbejë fanellën.

“Kërkova por ishte pak i zemëruar. Është në rregull, shpresoj që herën e ardhshme”, deklaroi ai.
Bayern Munich-u këtë të diele përballet me PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu