Synimi për të arritur nivele të larta dhe dëshira për të provuar veten në një kampionat të ri kanë qenë shtysat për Jonathan David që ta zgjidhte Juventus.
Në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, sulmuesi kanadez nuk e ka fshehur entuziazmin dhe objektivat e qarta për të ardhmen në Serie A.
“Njëzet e pesë gola si te Lille? Ka sfida për të gjithë, për mua është e mundur. Duhet të punoj shumë, por mendoj se mund ta bëj. Çdo ligë ka sfidat e saj, zgjedhja e Juventus më çoi në Serie A,” është shprehur David, që tashmë mban fanellën me numër 30.
Duke folur për idhujt e tij të dikurshëm dhe frymëzimet që ka ndjekur gjatë rrugëtimit si futbollist, ai ka përmendur emra të lidhur edhe me skuadrën e tij të re. “Si fëmijë, shikoja Drogba dhe Eto’o, por sot ka kaq shumë sulmues të fortë. Te Juventusi, më pëlqente Ronaldo, Dybala, Del Piero dhe Trezeguet”, ka thënë David.
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...
LDK do të mbajë konferencë për media për “skandalin e njehso...
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...
Serbia arreston katër shqiptarë për ekspozim të simboleve ko...