Mbrojtësi i Arsenal, David Luiz ka thënë se trajneri Mikel Arteta është duke bërë punë të mrekullueshme.
Arteta u bë trajner i “Topçinjve” në dhjetor, pasi Unai Emery u shkarkua shkaku i përformancave të dobëta, transmeton portali arbresh.info.
Para pandemisë së koronavirusit, Arsenal ishte e pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Premierë Ligë, ndërsa janë në garë për FA Cup.
Puna e mirë e ka vërejtur edhe Luiz i cili ka thënë se është duke u përmirësuar nën urdhrat e tij.

“Mikel është duke bërë punë të mrekullueshme, jam afër 33-vjeçar dhe jam duke e parë sa i bukur futbolli është”.
“Mikel ka punuar për të na bërë të kuptojmë si të luajmë dhe ku të luajmë”.
“Nëse bëjmë ndonjë pasim mund të krijojmë mundësinë dhe të shënojmë, nëse jo atëherë mundohemi të fitojmë topin. Nuk ka rëndësi kush e ka humbur, me rëndësi ta rikthejmë”, deklaroi ai.
Arsenal momentalisht renditët në pozitën e nëntë në Premierë Ligë dhe kanë tetë pikë me pak se Chelsea që është në pozitën e katër./arbresh.info.
Rritet dogana për makinat e përdorura në Shqipëri, tarifat e...
Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri
Ushtria izraelite thotë se vrau një anëtar të Forcës Quds të...
Ambasadori francez: Kosovës i duhet qeveri me të cilën mund ...
Drita njofton mbylljen e bashkëpunimit me Derrick Bonsu
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë u shprehin ngushëllime familjes ...