Anësori i Bayern Munichut, David Alaba, është rikthyer në agjendën e Barcelonës.
France Football raporton se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka kthyer Alaban në listën e shënjestrave për transferim derisa vazhdojnë kërkimet për një mbrojtës të krahut të majtë, transmeton portali arbresh.info.
Nacho Monreal (Arsenal), Alberto Moreno (Liverpool) dhe Filipe Luis (Atletico Madrid) janë duke u konsideruar gjithashtu të tre për shkak se të gjithëve iu përfundon kontrata në muajin qershor.
Alaba mund të largohet nga Bayern Munichu për shkak se gjiganti gjerman është afër marrëveshjes me mbrojtësin e Atleticos, Lucas Hernandez.
“Jam në dijeni se një ditë duhet të marrë një vendim”, ka thënë Alaba javën e kaluar. “Ndihem ende mirë këtu”
“Mund të marrë gjithashtu një rrugë tjetër. Të bëjë një hap tjetër dhe të shikojë për një sfidë të re. Dyert nuk janë të mbyllura”, përfundoi Alaba./arbresh.info/
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...