Një mori emrash të mëdhenj tashmë kanë zbritur në vendlindjen e Lionel Messit në Rosario për dasmën e tij me Antonella Roccuzoon. Megjithatë, jo çdo emër që ju mund ta keni menduar është në listën e të ftuarve.
Derisa bashkëlojtarët si Luis Suarez, Neymar dhe Gerard Pique janë pjesë e 260 mysafirëve të ftuar në ceremoninë me rrethin e ngushtë, ish trajneri i tij Pep Guardiola, shumica e skuadrës së Argjentinës dhe legjenda Diego Maradona nuk kanë marrë ftesa, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)
Bazuar në gazetën argjentinase ‘La Nacion’, Messi ka zgjedhur që në dasmën e tij të ketë vetëm personat e afërt dhe më të përzemërt derisa vetëm katër emra te skuadra kombëtare si Sergio Aguero, Javier Mascherano, Ezequiel Lavezzi dhe Angel Di Maria, u është kërkuar pjesëmarrja.

Gazeta e lartpërmendur shton gjithashtu që Maradona është në Kuba para udhëtimit për në Rusi për takimin me presidentin Vladimir Putin.
Po ashtu, asnjë lojtarë i Real Madridit nuk është ftuar, përfshirë rivalin e tij më të madh në fushë, superyllin Cristiano Ronaldo.
Lexo edhe :Lionel Messi e fton në dasmë ish yllin e Real Madridit (FOTO)
Njëri nga personat që është ftuar por që nuk do të jetë pjesë është kapiteni i Argjentinës dhe shoku i tij Andres Iniesta, i cili sapo është bërë baba për të tretën herë dhe do të jetë në Kataloni me familjen e tij.
Ish lojtarët e Barcelonës që janë ftuar gjithashtu janë Xavi, Carles Putol dhe Samuel Eto’o. Derisa trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk do të jetë pjesë e ceremonisë, Messi nuk ka ftuar në dasmë as trajnerin e fundit të largohet, Luis Enrique./arbresh.info
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...