Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të përballet me Islandën, në ndeshjen përcaktuese të ‘play-off’-it për Ligën B, e që zhvillohet më 23 mars.
Sipas FFK-së në këtë seancë stërvitore kanë marrë pjesë futbollistët që nuk ishin titullarë në ndeshjen e fundit ndaj Islandës, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka kryer programin e rikuperimit në hotel.
Dardanët do të udhëtojnë drejt Spanjës gjatë pasdites së sotme, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe ekipi i tij po vijojnë përgatitjet me synimin për të treguar një paraqitje tjetër dinjitoze, me synim të arritjes së objektivit për ngjitje në nivel tjetër në Ligën e Kombeve./rtk
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...
Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, ...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Industria e aeroporteve parala...
LDK-ja nuk voton: Mos i kaloni ligjet pa debate, mos imponon...