Kosova U21 ka barazuar pa gola 0-0 në miqësoren e parë ndaj Maqedonisë së Veriut U21, e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të dyja përfaqësueset u treguan të kujdesshme, me pak raste të rrezikshme për gol, duke e mbyllur sfidën me rrjeta të paprekura.
Ndeshja e dytë miqësore do të luhet të shtunën (1 qershor) në Shkup, me fillim nga ora 15:00.
Këto përballje shërbejnë si përgatitje për ciklin kualifikues të Euro 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi.
Kosova U21 ndodhet në Grupin A, së bashku me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon.
Sfidën e parë zyrtare, Kosova U21 e luan më 5 shtator, në udhëtim ndaj Rumanisë.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...