Kombëtarja e Kosovës në futboll (Femrat), është treguar shumë e fortë në duel me Maqedoninë e Veriut.
Dardanet e kanë deklasuar Maqedoninë e Veriut, duke triumfuar me rezultat të thellë prej 3-0, të martën në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Grupi C6 në Ligën e Kombeve.
Futbollistet e kombëtares sonë, gjatë terë ndeshjes kishin iniciativë në terren, sidomos në pjesën e dytë të kësaj sfidë kur edhe shënuan tre gola.
Fillimisht Biqkaj (50’) hapi serinë e golave në këtë sfidë duke kaluar Kosovën në epërsi prej 1-0. E njëjta lojtar pas 15-të minutave u përkujdes edhe për golin e dytë, derisa goditjen e tretë skuadrës mike ia dha Mehmeti (85’).
Kujtojmë se vashat tona kanë triumfuar edhe në ndeshjen e parë kundër Maqedonisë së Veriut (0-4).
Pas kësaj fitore, Kosova ngjitët në krye të tabelës me gjashtë pikë të tubuara, aq sa ka edhe Letonia, kurse, Maqedonia e Veriut është e fundit pa asnjë pikë./rtk
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK