Superylli i përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, është larguar nga Sigal Prishtina.
Basketbollisti më i madh shqiptar edhe zyrtarisht është pjesë e klubit nga Çekia, Nymburk.
Lajmin e ka konfirmuar vet klubi çek me anë të një komunikate, shkruan Telegrafi.
CEZ Nymburk është klub i cili merr pjesë në Ligën e Kampionëve dhe pas gjashtë ndeshjeve është në vendin e katërt të kësaj gare me tri fitore dhe tri humbje.
Berisha dështoi të kualifikohej me Sigal Prishtinën në Ligën e Kampionëve dhe në Europe Cup është pranë eliminimit, e duket se ai nuk priti as ndeshjen ndaj Demir Insaat.
Klubi i basketbollit i këtij qyteti është prej më të vjetërve dhe ka traditë të jashtëzakonshme në këtë sport. Oren Amiel është trajner aktual, kurse ndeshjet klubi i zhvillon në Tipsport Arena. /Telegrafi/
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...