Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha, ka thënë se ekipi është më se i gatshëm për përballjen e nesërme ndaj Estonisë në Talin, që luhet prej orës 17:30 me kohën tonë.
Dardan Berisha që ka qenë më i dalluari në përballjen e parë, ku Kosova arriti fitoren e parë dhe historike ndaj Maqedonisë në parakualifikime për Kupën e Botës “Kina 2019” ka theksuar gjithashtu se Estonia është ekip i fortë.
“Fitorja ndaj Maqedonisë na ka motivuar shumë, por tani e kemi harruar atë pjesë, dhe po mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Estonisë, sepse duam të vazhdojmë me ecurinë pozitive në këtë garë. Kemi punuar gjatë tërë javës dhe jemi fokusuar në ato pjesë ku kemi pas nevojë, andaj në ndeshjen e së mërkurës besojmë se do të jemi më se të gatshëm të përballemi me Estoninë, skuadër kjo shumë e fortë, që edhe e dëshmoi ndaj Maqedonisë,” ka thënë kapiteni i Kosovës për faqen zyrtare të Federatës.
Kosova dhe Estonia kanë nga një fitore në Grupin C dhe nesër njëra nga ekipet do të njoftohet me humbjen e parë.
Në Grupin C bëjnë pjesë Kosova, Estonia dhe Maqedonia. Dy nga tre ekipet sigurojnë fazën kualifikuese për Kupën e Botës që nis në nëntor të këtij viti. /Borozani

Maji nis me çmime të larta të derivateve në Kosovë
Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e s...
Zëdhënësja e Speciales tregon kur ndodh aktgjykimi për Thaçi...
Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë