Daniele de Rossi ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare me Roman që skadon verën e vitit 2019.
De Rossi, i cili do të mbush 34 vite në muajin korrik, ka përfaqësuar Roman që nga viti 2001 duke bërë 550 paraqitje për gjigantin italian në të gjitha kompeticionet, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të këtij viti, reprezentuesi italian ka pranuar se është “penduar” që nuk ka provuar në parë Premierë Ligën ose La Ligan gjatë karrierës së tij, por mesfushori sërish ra dakord për të vazhduar qëndrimin te Roma.
De Rossi ka shënuar katër herë brenda 31 paraqitjeve gjatë sezonit 2016/17 ku Roma përfundoi në pozitën e dytë në Serie A./arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...