Dani Alves pritet të largohet këtë verë nga Barcelona

18:48 | 15 Qershor 2022
KRG

E përditshmja Sport siguron se Barça ka njoftuar Dani Alves se nuk do t’i bëhet asnjë ofertë për vazhdim të kontratës.39-vjeçarit brazilian i skadon kontrata ndaj duhet të jetë i lirë të nënshkruajë me ndonjë ekip këtë verë.

Kapitulli i dytë i historisë mes Dani Alves dhe Barçës tashmë duhet të mbyllet.

Siç bën me dije e përditshmja katalanase Sport, Bacelonat nuk do të kishin ndërmend të zgjasin kontratën me brazilianin, 39 vjeçar, madje klubi e ka njoftuar lojtarin për këtë vendim.

Dani Alves, i cili mbërriti i lirë te Barça nëntorin e kaluar dhe që do të donte të vazhdonte aventurën në Kataluni, do të jetë në gjendje të nënshkruante me çdo ekip këtë verë.

Ai ka marrë disa oferta në Evropë dhe pritet t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale