Zlatko Daliq ka thënë se Kroacia do e jap maksimumin që të kthehet me medalje nga Botërori në Katar.
Selektori kroat e ka quajtur si finale të një bote të vogël ndeshjen e nesërme ndaj Marokut.
“Ne e hapëm Kupën e Botës me Marokun dhe do ta mbyllim me ta. Marokenët janë surpriza më e madhe e kampionatit, ata arritën në mënyrë sensacionale në gjysmëfinale, duke eliminuar Spanjën dhe Portugalinë dhe duke u bërë kombi i parë afrikan që e bën këtë. Me medaljen do të shkruanin veten me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror. Por, kjo është edhe një finale e madhe për ne. Ata mendojnë njësoj si ne, ndaj do të luajmë me skuadrën më të mirë. Kjo është finalja e madhe e një bote të vogël” ka thënë Daliq.
Kujtojmë se Kroacia me Marokun do të zhvillojnë ndeshjen e parafundit për këtë Kampionat Botëror, me datë 17.10.2022, në orën 16:00.
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...