Drita luan ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konfrencës ndaj Differdange 03 të enjten në Prishtinë.
Tashmë klubi ka bërë të ditur se biletat për këtë sfidë kanë dal në shitje, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Drita njofton se çmimi e biletave për pjesën lindore kushtojnë 5 euro, kurse ato në sektorin e perëndimit 10 euro.
Në pjesën veriore biletat do të kushtojnë tri euro, gjersa në zonën VIP, një biletë do të kushtoj 20 euro.
“Drita ju njofton se biletat për ndeshjen e Play Off të UEFA Conference League mes Dritës dhe Differdanges 03 do të dalin në shitje nga sot, në mënyrë fizike, nga ora 19:00 para Teatrit të Qytetit. Gjithashtu, në ditën e ndeshjes biletat do të mund të blihen edhe pranë stadiumit ‘Fadil Vokrri’, në tri pika të shitjes”, ka shkruar klubi gjilanas.
Kujtojmë se Drita u përball me Differdange 03 edhe në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve, ku triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4:2./Arbresh.info
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...