Shqipëria luan ndeshjen e radhës ndaj Serbisë me 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, ndeshje e vlefshme për kampanjën kualifikuese për Kampionat Botëror.
Sylvinho ka grumbulluar edhe Mirlind Dakun për ndeshjet e qershorit ndaj Serbisë dhe Letonisë, shkruan Arbresh.info.
Daku është rikthyer pas mungesës në dy ndeshjet e marsit.
E pas grumbullimit me kombëtare nuk ka munguar reagimi i tij, ku ka postuar një fotografi gjatë stërvitjes, para ndeshjes me Serbinë.
Këtë fotografi Daku e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Moj Shqipni nanë loke, ty t ‘qofsha falë”.
Daku njihet për karakterin e tij të fortë dhe dashurinë e madhe për atdheun që ka. Madje ai mban një tato në trupin e tij të heroit kombëtar, Agim Ramadani./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...