Për të dytin vit radhazi, Ballkani ndodhet në zonën play-off të Conference League. Pasi kaluan tri ture, kampionët e Kosovës do të kërkojnë që të kalojnë dhe pengesën e fundit, që quhet Bate Borisov, për të siguruar një tjetër kalim historik në fazën e grupeve të kompeticionit.
Në prag të duelit të së enjtes, Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme për shtypin, ku komentoi ecurinë e skuadrës së tij dhe për përgatitjet në ditët e fundit.
‘’Nëse flasim rreth historisë që kemi bërë, për të dytin vit radhazi gjendemi në play-off. Në një moment të tillë, përfaqësimi ynë kalon përtej Ballkanit të Suharekës, pasi përfaqësojmë edhe Kosovën.
Ditët e fundit i kam ndarë lojtarët në dy grupe, ata që luajtën në kampionat, në fundjavë, dhe ata që qëndruan pushim. Menjëherë pas konferencës, do të kryejmë dhe seancën e fundit ku do të jemi të gjithë të bashkuar, në prag të këtij takimi, që sigurisht nuk do të përfaqësojmë vetëm Ballkanin e Suharekës.’’
Më pas, Ilir Daja u ndal edhe te kundërshtari i play-off-it, Bate Borisov, ku u shpreh se do t’i vlerësojnë bjellorusët për eksperiencën që kanë në kompeticionet europiane.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...