Java e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll përfundoi dje me takimin derbi midis Dritës dhe Llapit.
Një hattrick i Albert Dabiqajt i dhuroi fitore gjilanasve me rezultat 3-1 ndaj llapjanëve, shkruan Arbrsh.info.
Futbollisti i Dritës pas super performancës së tij u zgjedh edhe “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fedrrata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Pasi e fitoi këtë çmim, Dabiqaj u shpreh i lumtur dhe ka falënderuar të gjithë futbollistët, stafin e trajnerët.
“Kishim një ndeshje mjaft të vështirë, me Llapin u kthyem nga disavantazhi në 3:1. Të kthesh rezultatin nuk është aspak e lehtë. Personalisht, si Dabiqaj, ky ishte het-triku i parë në karrierën time në Superligë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur me ecurinë e skuadrës dhe duhet të vazhdojmë kështu. Në xhiron e ardhshme shkojmë tek kampioni në fuqi, FC Ballkani, që është një skuadër e jashtëzakonshme dhe ka një ecuri si vendas të pamposhtur, por ne do të shkojmë ta luajmë lojën tonë. Falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, sepse pa ta nuk do të kaloja në këtë formë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Drita sfidën e radhës e luan ndaj Ballkanit në Suharekë./Arbresh.info
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё