Lazio inauguroi avionin e ri të klubit, me udhëtimin nga Romna në Kalabri, ku sot në orën 15:00 është planifikuar përballja ndaj vendasve të Crotones në sfidën e vlefshme për javën e 8 të kampionatit italian.
Megjithatë rajoni i Kalabrisë dhe veçanërisht qyteti-port i Crotones janë përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e dendura që mbrëmjen e djeshme dhe parashikimet sinoptikane nuk janë aspak optimiste për orët në vijim.
Kjo pasi pritet që në qytet të fryjë një erë me shpejtësi deri në 40 kilometra në orë, ndaj përballja mes Crotones dhe Lazios, e planifikuar për t’u zhvilluar në stadiumin “Scida” rrezikon të shtyhet.
Mediat italiane raportojnë se të dy skuadrat do të zbresin në fushë në orën 14:00 për të testuar kushtet e terrenit, por fati i ndeshjes së sotme do të varet shumë edhe nga cilësia e drenazhimit në impiantin “Scida”.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...