Cristiano Ronaldo jo vetëm që u bë lojtari i parë me 100 gola në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e së martës, sulmuesi gjithashtu shënoi pesë gola në çerekfinale ndaj Bayern Munichut, rekord që nuk është arritur asnjëherë më parë.
Pas dy golave që shënoi në takimin e parë të zhvilluar në ‘Allianz Arena’, superylli arriti të realizoj hat-trick në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo mund të ketë qenë jashtë pozitës së rregullt të paktën një herë kur realizoi hat-trickun, por librat historik ruajnë vetëm rezultat që 32-vjeçari arriti gjatë kësaj sfide.
Pak lojtarë kanë arritur të shënojnë madje katër herë gjatë takimeve në çerekfinale, por Lionel Messi e bëri këtë ndaj Arsenalit në sezonin 2009/10, Filippo Inzaghi për Juventusin në edicionin 1997/98 dhe Alfredo Di Stefano./arbresh.info
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...