Cristiano Ronaldo do të rikthehet në 11-shen startuese të Real Madridit mbrëmjen e së mërkurës.
Kampioni i Ligës së Kampionëve fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen në shtëpi kundër APOEL Nicosias, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo është në dispozicion për Ligë të Kampionëve derisa në ligë vazhdon të qëndrojë jashtë fushe për shkak të dënimit me pesë ndeshje mos lojë.
Cristiano është ndëshkuar për shkak se vendosi duart te gjyqtari gjatë Superkupës së Spanjës.
Gjyqtari Ricardo De Burgos ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë superyllin portugez për shtirje dhe sulmuesi nuk mund ta besonte atë. Pas gjithë kësaj, 32-vjeçari shtyu gjyqtarin.
Në fund dukej diçka e vogël por i kushtoi shumë Cristiano Ronaldos.

Lionel Messi kundër gjyqtarit Damir Skomina
Barcelona mposhti Juventusin me rezultat 3 me 0 mbrëmjen e së martës.
Përmes fitores, Barcelona siguroi hakmarrjen ndaj Juventusit që eliminoi gjigantin katalunas në këtë kompeticion sezonin e kaluar.
Leo Messi ishte figura qendrore e Barcelonës duke realizuar dy herë.
Kjo ishte hera e parë që Messi shënoi kundër portierit legjendar Gigi Buffon.
https://www.instagram.com/p/BY9APDugzgO/
https://www.instagram.com/p/BY9E7WRAj3v/
Por, larg nga golat e Messit, momenti kyç dhe më i madh erdhi kur argjentinasi preku gjyqtarin Damir Skomina.
Në fillim të pjesës së dytë, kur Barcelona ishte duke udhëhequr me epërsi prej një goli, Messi ishte rrëzuar nga Miralem Pjanic. Sulmuesi kërkoi menjëherë që Pjanic të ndëshkohet.
Kur gjyqtari injoroi kërkesën, Messi vendosi duart në krahun e gjyqtarit. Për shkak të kësaj Messi ishte ndëshkuar me karton të verdhë.
A duhet të dënohet Messi në të njëjtën mënyrë si Ronaldo?
Derisa tifozët e Real Madridit vazhdojnë të pretendojnë se ka standarde të dyfishta në lojë, e qartë është që episodi me Cristianon ishte më shumë agresiv./arbresh.info/

Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...
Mbi 68 mijë vota të falsifikuara në Prizren, kryeprokurori K...