Cristiano Ronaldo ka fituar më shumë ndeshje se çdo lojtarë tjetër në histori të Ligës së Kampionëve.
Fitorja 2 me 1 ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena ishte fitorja e 96-të e Cristiano Ronaldos në këtë kompeticion, një më shumë se Iker Casillas, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo kryeson në listën ku janë edhe yjet si Xavi, Raul dhe Andres Iniesta që vazhdon të mos përfill moshën dhe të performoj në nivel të lartë.
33-vjeçari është një lojtar i ndeshjeve të mëdha dhe shijon sfidën e testimit të vetës kundër klubeve elite të Evropës.
Pasi ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve në katër raste, shanset janë të mëdha që të arrij ta fitoj edhe për të pestën herë këtë sezon.
Real Madridi do të jetë favorit për të vazhduar tutje para ndeshjes që zhvillohet javën e ardhshme në Santiago Bernabeu./arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...