Cristiano Ronaldo ndihet i tradhtuar nga Real Madridi derisa e ardhmja e tij afatgjate në Bernabeu vazhdon të mbetet e paqartë.
32-vjeçarit i është premtuar një kontratë e re nga presidenti Florentino Perez pas performancës së të tij të mrekullueshme sezonin e kaluar në finale të Ligë së Kampionëve kundër Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo, i cili ka shënuar vetëm 16 gola këtë sezon, ka treguar se bisedimet nuk kanë pasur progres dhe ai mësohet se është duke menduar për jetën larg nga Real Madridi. Manchester United do të ishte një sugjerim romantik për Ronaldon, megjithëse mbetet ende e panjohur nëse ata janë të gatshëm për të paguar figurat astronomike që kërkohen për të ri-nënshkruar me të.

Ai ka qenë i pakënaqur qysh pasi ka ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve për të katërtën herë dhe beson që Reali nuk e kishte përkrahur atë mjaftueshëm në muajin korrik kur u akuzua për rastin me mashtrim tatimor.
Paris Saint Germaini duket se mund të shfaq interesimin për nënshkrimin e portugezit, ndonëse kontrata e tij nuk skadon deri në vitin 2021.
Në United, Ronaldo fitoi tre tituj në Premierë Ligë, Kupën FA, dy kupa në ligë dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar 118 gola brenda 292 ndeshjeve para transferimit që theu rekord botëror për një tarifë prej 80 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Arritjet e tij në Spanjë kanë qenë fenomenale pasi ka arritur të shënojë 422 gola brenda 418 ndeshjeve për ‘Los Blancos’. Kjo ka rezultuar me dy tituj në ligë, dy kupa spanjolle dhe kurorën e Ligës së Kampionëve në vitin 2014, 2016 dhe 2017.
Ai ka fituar gjithashtu tre “Topat Artë” nga katër çmimet individuale të fundit duke u barazuar kështu me Lionel Messin e Barcelonës me nga pesë secili.
Edhe pse Ronaldo fiton rreth 365.000 funta në javë te Real Madridi, ai qëndron prapa Messit të Barcelonës dhe Neymarit të PSG për nga paga./arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...