CR7 futbollisti më i pasur? Jo, e lë pas sulmuesi i Leicesterit

LYON, FRANCE - FEBRUARY 26: Cristiano Ronaldo of Juventus reacts during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Olympique Lyon and Juventus at Parc Olympique on February 26, 2020 in Lyon, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

14:12 | 9 Qershor 2020
Arbresh Info

Pak ditë më parë u publikua, si çdo vit, renditja e sportistëve më të pasur në botë dhe shumë prej tyre që fitojnë miliona nga sporti që ushtrojnë ishin futbollistë.

Por cili ishte më i pasuri? Përgjigjja duket tepër e thjeshtë, duke parë që së fundmi Cristiano Ronaldo u bë futbollisti i parë (i treti mes sportistëve) në histori që kapërcen pragun e 1 miliard eurove.

Në fakt, vendin e parë e ka “zaptuar”, për çudinë e të gjithëve Faiq Bolkiah, sulmuesi i ri i Leicester City-t.

22-vjeçari është djali i Jefri Bolkiah, Princit të Bruneit, transmeton ss.

Pasuria e tij vlerësohet rreth 18 miliardë euro, pra 18-fishin e Ronaldos. Megjithatë kuptohet që dallimi është i madh: Ronaldo i fiton falë cilësive të tij, ndërsa Bolkiah vetëm se është djali i babait…

Shpërndaje në rrjete sociale