Philippe Coutinho e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta sqaruar festimin e tij pas golit në ndeshjen e së martës kundër Manchester Unitedit, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Barcelona e siguroi një vend në gjysmëfinale të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Liverpoolin. Ndeshja me “Djajtë e kuq” përfundoi me rezultat 3:0 dhe katalonasit fituan me rezultat të përgjithshëm 4:0, transmeton Gazeta Express.
Ish-ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho, e ndëshkoi edhe një herë rivalin e ish-klubit të tij, duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga largësia, që e la të pashpresë portierin David De Gea. Por, po aq vëmendje sa goli mori edhe festimi i tij.
“Ne nuk duhet t’i dëgjojmë asnjëherë njerëzit të cilët na demotivojnë sepse fjalimet e tyre vetëm të na shpërqendrojnë nga qëllimi që duhet ta kemi. Kurrë në jetën time nuk e kam ofenduar askënd as në futboll e as jashtë futbollit”, ka thënë Coutinho.
Pasi braziliani e kaloi Barcelonën në epërsi me rezultat 3:0, ai i vendosi gishtërinjtë e tij në vesh, për të simbolizuar se nuk do i dëgjon kritikat që i ka marrë deri më tani nga tifozët në Camp Nou.
Kur Coutinho u zëvendësua në minutën e 80-të dhe në vend të tij erdhi Ousmane Dembele, pati shumë duartrokitje. Megjithatë, sipas të përditshmes spanjolle, Marca, këto duartrokitje ishin më shumë për francezin.
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...