Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se Liga e Evropës është garë e rëndësishme për zikaltrit dhe se gjëja më e rëndësishme do të jetë që ai dhe skuadra e tij të mos kenë asnjë pendesë pas ndeshjes kundër Getafes të mërkurën.
Interi do të përballet me Getafen në 1/8 e finales në Ligën e Evropës nesër, vetëm katër ditë pasi e mbylli sezonin në pozitën e dytë në Serie A.
Conte u ka bërë thirrje lojtarëve të vet të japim gjithçka nga vetja kundër Getafes.
“Nuk ka rëndësi nëse është e rëndësishme për mua. Është një turne i rëndësishëm për të gjithë ne, veçanërisht për Interin. Ne flasim si ne jo si unë. Ne duhet ta japim më të mirën tonë dhe të mos kemi pendesa”, tha Conte.
Ish-trajneri i Italisë thotë se presioni që i bëhet si trajner i Interit është i duhuri.
“Ky është presioni i duhur, ai që e kishim në fillim të kampionatit, për ta ruajtur një pozitë të rëndësishme edhe pse dikush tjetër e fitoi ligën”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...