Trajneri i Interit, Antonio Conte ka konfirmuar se Mauro Icardi, Radja Nainggolan dhe Ivan Perisic, janë të lirë të largohen nga klubi, derisa lidhen me një transferim të Romelu Lukakut.
Ish-strategu i Chelseat ka thënë se tre lojtarët nuk janë në planet e tij, derisa po e ndërton një skuadër të re në Giuseppe Meazza.
Sagës rreth të ardhmes së sulmuesit argjentinas po i vije i fundi, derisa Conte ka thënë se ai është i lirë të largohet nga skuadra.
Ivan Perisic dhe Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
“Situata është shumë e qartë, klubi ka bërë të ditur se Icardi është jashtë projekteve të Interit, Ky është realiteti”, ka thënë trajneri italian.
“Nuk mendon se Ivan Perisic është duke u përshtatur në rolin që po e kërkojë nga ai, tani për tani ai mund të luajë vetëm përpara”.
Nainggolan po ashtu lidhet me një largim nga Nerazzurët, pasi Conte nuk dëshiron të ketë në skuadër lojtarë të rebeluar. /Telegrafi/
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale