Antonio Conte raportohet se tashmë ka nënshkruar me Interin deri më 2022 dhe do të ndryshojë plotësisht stafin, përveç trajnerin e portierëve.
“Nerazzurrët” madje as nuk kanë tentuar për të mohuar marrëveshjen me Conten ditëve të fundit ndërkohë që është paraparë se një njoftim mund të bëhej sonte (e martë), transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gjithçka është shtyrë për të enjten ose të premten si një shenjë e respektit pasi trajnerit aktual Luciano Spalletit i ka vdekur babai mëngjesin e sotëm.
Spalleti do të pranojë një marrëveshje të artë për t’u liruar nga angazhimet e tij ndaj Interit.
Bazuar në një raport nga Tuttomercatoweb, Conte nënshkroi kontratë tre vjeçare këtë mbrëmje së bashku me stafin e tij të përbërë nga vëllai Gianluca Conte, Cristian Stellini, Julio nTous dhe Paolo Vanoli.
I vetmi anëtar i mëparshëm te Interi do të mbetet trajneri i portierëve Adriano Bonaiuti, ashtu siç është kërkuar nga kapiteni Samir Handanovic.
Paga e Contes do të jetë rreth 12 milionë euro në vit./arbresh.info/
Malisheva e mposht edhe Prishtinën si Dukagjinin, në fund të...
Trembëdhjetë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Serbët e dogjën në luftë, Kurti njofton marrëveshjen për rin...
MBPZHR-ja njofton programin e pagesave për fermerët
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...