Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se është krenar që klubi i tij është lider në Seria A.
Barazimi i Sassuolos me Juventusin dhe fitorja ndaj Spal, bëri që ta rrëmbejnë kreun e tabelës, transmeton portali arbresh.info
Tekniku italian ka thënë që kanë qenë duke punuar për këtë gjë që nga fillimi i sezonit.
“Kemi qenë duke punuar që nga dita e parë. Të jemi lider pas 14 rundave na bënë krenar, sepse e dimë sa vështirë ishte”
“Në të njëjtën kohë kam fjalë pozitive, sepse na shtynë për tu bërë ende më të mirë”

Conte gjithashtu foli edhe për mundësinë e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal, të cilin e kishte trajnuar gjatë kohës kur ishte në Juventus.
“Edhe në situata të vështira, me një numër të lojtarëve, kemi arritur mirë. Do të ishte mos respekt të flas për transferimin e lojtarëve. Klubi do të bëjë çfarë të mundet dhe ky është synimi. Isha me fat ta trajnoja Vidal kur erdhi nga Bayer Leverkusen, nuk ishte i njëjti lojtar që është tani. Gjithmonë ka bërë më të mirën”.
Inter është në vendin e parë në tabelë me 37 pikë, një me shumë se Juventus që rënditet në vendin e dytë./arbresh.info
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale