Antonio Conte, trajneri i Real Madridit, duke folur para ndeshjes të martën në stadiumin “Alfredo di Stefano” në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka zbuluar një të vërtetë që asnjëherë nuk u bë zyrtare.
Ai ka bërë të ditur se i është ofruar stoli i Real Madridit vite më parë.
“Në këto momente jam i koncentruar te Interi, kemi nisur një projekt dhe jam shumë i ngazëllyer, me një klub të fortë. Po krijojmë diçka të rëndësishme. Në të kaluarën kam pasur mundësinë të jem trajner i Real Madridit, ndoshta nuk ishte momenti, por u jam falënderues atyre që më ofruan atë post”, u shpreh Conte.
Sfida e nesërme në Champions League është si një finale për të dy klubet.
Si Interi, ashtu edhe Reali nuk e kanë nisur mirë fazën e grupeve këtë edicion. Interi i Contes ka dy pikë pas dy ndeshjeve, kurse Reali vetëm një pikë pas dy takimeve.
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit