Juventus ka pësuar humbjen e parë në shtëpi këtë sezon në Serie A, pasi është mposhtur 2:0 nga Como 1907, duke mbyllur një javë zhgënjyese për “bardhezinjtë”.
Skuadra vendase, që vinte pas mungesave në mbrojtje si Bremer dhe Pierre Kalulu, është dukur e brishtë gjatë gjithë pjesës së parë. Edhe pse Kenan Yildiz e ka pasur rastin e parë, duke detyruar portierin Jean Butez në një pritje të vështirë, ka qenë Como që ka kaluar në epërsi në minutën e dymbëdhjetë.
Weston McKennie e ka humbur topin në gjysmën e vet, ndërsa mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda ka depërtuar nga krahu dhe ka gjuajtur drejt shtyllës së parë. Portieri Michele Di Gregorio ka reaguar dobët, duke e devijuar topin në rrjetë për 1:0.
Como ka vazhduar me presion të lartë dhe ka qenë afër golit të dytë para pushimit, por goditja e Lucas Da Cunha ka përfunduar në traversë.
Në pjesën e dytë, mysafirët e kanë vulosur fitoren pas një kundërsulmi të shpejtë. Da Cunha ka asistuar për Maxence Caqueret, i cili ka realizuar lehtë për 2:0. Përpjekjet e Juventus për t’u rikthyer në lojë nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa goditja e lirë e Teun Koopmeiners ka përfunduar jashtë shtyllës.
Me këtë fitore, Como i jep fund serisë prej tri ndeshjeve pa fitore në kampionat dhe mbetet në vendin e gjashtë, por tashmë vetëm një pikë larg Juventus, që renditet i pesti pas dy humbjeve radhazi në ligë.
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?