14 gola në një ndeshje nuk jemi mësuar kurrë t’i shohim. Madje është e vështirë të gjesh edhe në librat e historisë një rezultat të tillë.
Në fakt, ka ndodhur këtë të shtunë në Superligën e Çekisë “Fortuna Liga” në ndeshjen Zlin-Mlada Boleslav, e cila përfundoi 5-9 në favor të mysafirëve.
Mlada është e renditur në vendin e pestë të Superligës Çeke ndërsa Zlini është i fundi me 6 pikë, pas 12 ndeshjeve të luajtura.
14 gola, që mbajnë emrin e 10 futbollistëve të ndryshëm në një ndeshje me përmbysje dhe ri përmbysje të vazhdueshme.
Një rekord, që me siguri do të qëndrojë për një kohë të gjatë i pathyeshëm./ss
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...