Real Madrid mund t’i ofrojë Manchester United katër lojtarë të mëdhenj duke përfshirë Martin Odegaard, për shërbimet e mesfushorit Paul Pogba.
Gjiganti anglez që nga viti i kaluar nuk është duke lejuar Pogba-n të largohet nga “Old Trafford” duke refuzuar të gjitha ofertat, mirëpo kjo nuk i ka ndaluar “Galaktikët” të provojnë përsëri, transmeton portali arbresh.info.
“Los Blancos” do të ofrojnë James Rodriguez, Lucas Vazquez, Brahim Diaz dhe taletin Martin Odeegard për të transferuar francezin gjatë kësaj merkato verore.

Mirëpo, nuk dihet nëse United do pranojë sepse trajneri Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron t’i bashkojë dy mesfushorët Pogba dhe Bruno Fernandes, të cilët u stërviten se bashku dje për herë të parë.
Ekziston edhe mundësia që United ta lejojë Pogba-n të largohet vetëm nëse paguhen 89 milionë euro dhe me ato para të ‘rrëmbejë’ kapitenin e Aston Villa-s, Jack Grealish.
Për shërbimet e Pogba-s, vazhdon të ketë interesim edhe Juventus./arbresh.info.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...