City arrin marrëveshje me senzacionin e Lyonit, Rayan Cherki

22:41 | 4 Qershor 2025
D.H

Rayan Cherki ka marrë vendim për të ardhmen përkundër interesimeve të shumë klubeve, ai ka thënë fjalën e fundit.

Mesfushori i Lyonit dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Manchester Cityt, shkruan Arbresh.info.

Sipas gazetarit të njohur gjerman, Florian Plettenberg, termat personalë nuk kanë qenë asnjëherë problem dhe tashmë janë arritur plotësisht.

Lojtari pritet të firmosë një kontratë që do ta mbajë në “Etihad Stadium” deri në vitin 2030.

Oferta zyrtare e Manchester City është në përgatitje dhe pritet të dorëzohet së shpejti.

Kampi i lojtarit është optimist për një marrëveshje të shpejtë mes klubeve.

Çmimi që Lyon kërkon për kartonin e talentit francez sillet në vlerën 35–40 milionë euro.

Me këtë hap, City forcon edhe më shumë repartin ofensiv, duke shtuar një tjetër element të ri dhe kreativ në skuadrën e Pep Guardiolës.

Cherki ka shkëlqyer me Lyonin këtë sezon duke shënuar 12 gola dhe dhuroi 20 asistime në 44 ndeshje me klubin.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është raportuar se City ka përfunduar marrëveshjen edhe me Tijjani Reijnders të Milanit, i cili po ashtu është një nga mesfushorët më premtues në botë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale