Zlatan Ibrahimovic e urrente sulmuesin aktual të Manchester United, Edinson Cavani, në kohën kur ishin së bashku në PSG, ka treguar ish- futbollisti i LA Galaxy, Michael Ciani.
Ibrahimovic luajti së bashku me Cavanin në Paris Saint-Germain nga 2013 deri në 2016.
Ciani që ka luajtur me Ibrahimovicin te LA Galaxy, ka zbuluar marrëdhënien midis dyshes së sulmit te PSG në atë kohë.
“Nëse jeni afër Cavani, Ibra nuk i pëlqen kjo. Ose je me Ibrën, ose je kundër tij”.
“Ai më tha se gjithçka ishte në rregull me Laurent Blanc në PSG. I vetmi person me të cilin nuk u mor vesh ishte Cavani”.
“Ai më tha se i urrente vetëm tre ose katër lojtarë që ka luajtur me ta karrierën e tij … dhe njëri prej tyre ishte Cavani”, ka treguar Ciani për RMC Sport./Telegrafi/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...