Liverpooli ka arritur marrëveshje me Federico Chiesa për transferimin e lojtarit italian.
Ai ditëve në vijim do të zyrtarizohet tek “The Reds”, shkruan Arbresh.info.
Kurse ditën e sotme ka mbërritur në Angli, në një video të publikuar në rrjetet sociale, fituesi i Evropianit të vitit 2020 është shprehur tejet i lumtur për këtë lëvizje.
“Jam shumë i lumtur, mezi pres të bëhem lojtar i ri i Liverpoolit”, deklaroi Federico Chiesa ndërsa ishte rrugës për në aeroportin e Torinos.
“Unë dhe familja ime, jemi vërtet shumë të lumtur. Më lejoni të falënderoj Juventusin dhe tifozët, ata kanë qenë gjithmonë të veçantë me mua”.
“Tani është koha për Liverpoolin, jam shumë i lumtur. Mezi pres!”, ka shtuar më tej Chiesa.
Liverpool do të shpenzoj nga arkat e tij plotë 15 milionë euro për transferimit e tij në Angli./Arbresh.info
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin