Edhe pse nuk ka luajtur në fitoren 2 me 1 të Juves kundër Fiorentinas mbrëmjen e së shtunës, kapiteni i “Zonjës së Vjetër” Giorgio Chiellini ka thënë se skuadra e tij e meritoi titullin e tyre të tetë rresht derisa kanë mbetur edhe pesë xhiro për tu zhvilluar.
Sezoni 2018/19 ishte i pari në të cilin 34-vjeçari ishte kapiten dhe pavarësisht eliminimit nga skuadra holandeze Ajaxi në Ligë të Kampionëve disa ditë më herët, ai beson se klubi është ende duke u përmirësuar dhe është në gjendje për të fituar çdo kompeticion në të cilin ata marrin pjesë, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte një javë me plotë zhgënjime, tani është koha për të festuar pas një sezoni të jashtëzakonshëm sepse të fitosh titullin me pesë xhiro të mbetura është e merituar”, ka thënë Chiellini për DAZN.
“Ne jemi duke shkruar faqe të historisë dhe ne do të startojmë sërish në korrik me qëllimin për të fituar çdo trofe”
“Liga e Kampionëve është një kompeticion që vendoset në një moment. Ky klub dhe kjo skuadër është duke u përmirësuar vit pas viti”, përfundoi Chiellini./arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...