Agjenti i Giorgio Chiellini ka zbuluar se mbrojtësi do të kthehet në fushë mes janarit dhe muajit mars dhe do të jetë i gatshëm për Euro 2020.
Mbrojtësi 35-vjeçar do të jetë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj si pasojë e dëmtimit të ligamenteve në fund të muajit gusht, transmeton portali arbresh.info.
“Rikuperimi i tij është duke pasur progres pozitiv dhe lojtari ka këtë pozitivitet magnetik”, ka thënë Davide Lippi për TMW Radio.
“Është e mrekullueshme. Ai punon shumë çdo ditë dhe kur unë e thërras atë, ai më garanton për gjithçka. Ai është duke bërë hapa të mëdhenj përpara”
“Nuk e di datën e saktë të rikthimit, por me gjasë do të jetë në Vitin e Ri. Mund të jetë në fund të janarit, shkurtit apo marsit, por ai sigurisht se do të jetë këtu para pjesës së fundit të sezonit”
Ekziston një motivim shtesë për mbrojtësin sepse Chiellini nuk dëshiron të humbas Kampionatin Evropian 2020 pas kualifikimit të Italisë./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit